Zbulohen arsyet befasuese pse partneri juaj nuk dëshiron marrëdhënie seksuale me ju

Nëse bashkëshorti juaj prej disa kohësh i ka ikur dëshira për të patur marrëdhënie intime me ju, mund të ketë disa fajtorë të mundshëm.

Problemet financiare

Duke marrë parasysh se problemet me paratë janë një shkak kryesor i një ndarje, nuk është befasi që çështjet financiare mund të shkaktojnë përçarje edhe në çiftet më harmonike.

“Problemet me financat mund të shkaktojnë ndjenja negative ndaj partnerit tuaj, frikë dhe ankth, besim të thyer, simptoma depresioni dhe mungesë dëshire seksuale,” thotë Crystal Hollenbeck, EdD, këshilltar i licencuar i shëndetit mendor në Orlando, Florida. “Kombinimi i financave, krijimi i një buxheti, dhe pajtimi si çift për qëllimet financiare do të rrisë ndjenjën e afërsisë, besimit dhe sigurisë brenda marrëdhënies.”

Shumë shpërqendrime

“Ditët e sotme, është e vështirë të ulesh në shtrat dhe të shikosh një shfaqje televizive me partnerin tënd ose të dalësh në darkë në një restorant të këndshëm, pa e parë telefonin tënd çdo pesë minuta. Dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze në marrëdhënien intime midis çifteve. “Nëse përgjigja juaj është telefoni ose Ipad-i juaj dhe jo partneri juaj, është koha për të bërë disa ndryshime,” thotë Celeste Holbrook, doktor, këshilltar i shëndetit seksual në Fort Ëorth, Texas. “Vendosni telefonin tuaj në kuzhinë dhe kushtojini rëndësi partnerit tuaj. Do e shihni se do keni një nxitje të madhe në jetën tuaj seksuale. Nga kjo, marrëdhënia me partnerin do rregullohet dhe do shmangni divorcin”, shprehet Celeste Holbrook .

Kujdes: Këto janë shenja serioze që tregojnë se ju jeni tepër i varur nga telefoni juaj.

Tensioni në marrëdhënie

Çdo konflikt i mundshëm mes çifteve, qofshin edhe ato për çorapët në dysheme apo flokët e rëna në tualet, nëse nuk zgjidhen direkt dhe të anashkalohen, mund të shkaktojë një përçarje midis çifteve. “Çdo lloj tensioni mes çiftit nxit “vdekja e seksit,” thotë Claudia Six, PhD, seksologe me qendër në San Francisko dhe autor i Integritetit Erotik.

Si të jesh i vërtetë për seksualitetin tënd?

Ju duhet të shprehni pakënaqësitë, të zgjidhni konfliktet, të kërkoni falje të sinqertë dhe të mësoni të komunikoni në mënyrë më efektive. Nëse uleni dhe i bisedoni këto pakënaqësi, ka shumë mundësi që t’i riktheheni jetës suaj seksuale.

Mungesa e stërvitjes

Kur ju filloni të stërviteni dhe trupi juaj lëshon ato që njihen si endorfina, ose kimikate ndiheni të vetëkënaqur dhe me një gjendje shpirtërore shumë të mirë.  Kjo mund t’ju rrisë besimin dhe  t’ju bëjë më të aftë brenda çarçafëve me partnerin tuaj,

Atëherë, çfarë po pret? Bëj lëvizje! Edhe më mirë, bashkëpunoni me partnerin tuaj në mënyrë që të dy të shijoni përfitimet.

Pabesi

Nëse njëri ose të dy partnerët janë jobesimtarë, rikthimi i një lidhje seksuale mund të jetë e vështirë. Rekomandohen terapi për çifte, por këto terapi nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të ndihmuar çiftet të rifillojnë një marrëdhënie seksuale.

Rilidhja mund të fillojë ngadalë dhe partneri që është mashtruar të fillojë të harrojë dhe të krijojë sërish intimitet midis tyre edhe një herë tjetër.

Mungesa e besimit të trupit

Pavarësisht nga mosha juaj, madhësia apo pesha e pantallonave, të mos ndjeheni të sigurt në lëkurën tuaj dhe me trupin për të bërë seks është një pengesë kryesore në rrugën drejt seksit të madh, thonë ekspertët. Terapitë e seksit janë të dobishme për t’i ndihmuar partnerët të komunikojnë më lirshëm rreth çështjeve seksuale, si dhe të ndihmojnë të shijojnë seksin që kanë”.

Medikamente

Shumë ilaçe mund të shkaktojnë epsh të ulët ose të kenë efekte anësore si thatësia vaginale. Antihistaminikët mund të thajnë të gjitha membranat tuaja, nga hunda deri në vaginën tuaj, shpjegon Dr. Holbrook. “Ju mund të ndiheni të interesuar për seksin, por duhet të merrni disa lubrifikues.” Gjithmonë kontrollohuni me mjekun tuaj për efektet anësore para se të merrni një ilaç

Mungesa e higjenës dhe rregullave të mirësjelljes

Pavarësisht nëse keni qenë me partnerin tuaj vetëm për disa muaj ose dekada, kujdesi për veten është një pjesë thelbësore e enigmës së dëshirës seksuale. “Praktikimi i higjenës së mirë të dhëmbëve dhe trupit dhe mbajtja e flokëve tuaj të ujdisur (përfshirë zonën vaginale, mjekrën etj janë zona që çiftet duhet t’i kushtojnë vëmendje gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies dhe jo vetëm kur takoheni ose keni raste të veçanta. Komunikimi është parësor kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtyre çështje, pasi është e pamundur që partneri juaj të dijë se diçka po ju shqetëson nëse nuk i thoni atij ose asaj.

/Ora News

 

SHKARKO APP