Zbulohet identiteti i vajzës së fotografisë ikonike të Elvis Presley

Barbara Gray kishte bërë veprimin më të guximshëm në jetën e saj kur në qershor të vitit 1956 telefonoi në dhomën hotelit te legjendës së ‘Rock&Rollit’, Elvis Presley. Ata përfunduan duke biseduar për një orë të plotë në telefon ku më pas këngëtari e ftoi, atëherë 21 vjeçaren, në një darkë. I mahnitur nga bukuria e Gray, Elvis i kishte kërkuar që të shkonin në një koncert të tij. Ndersa bisedonin në prapaskenë Elvis i kishte kërkuar që ta puthte në buzë, mirëpo Barbara, pasi kishte të dashur, si formë refuzimi, i kishte nxjerrë gjuhën dhe në atë moment ishte shkrepur fotografia që sot njihet si ‘imazhi ikonik’ i legjendës së muzikës së shekullit të 20-të. Tani pas 60 vitesh identiteti i vajzës është bërë publik dhe ajo ka diçka për të thënë. Barbara është 80 vjeç dhe shpjegon gjithë rastin me shumë emocion.

elvis 3

“I thashë që kisha të dashur dhe nuk mund të lidhesha me të. Më pas, ai bëri koncertin, doli në televizion dhe bota ra në dashuri me të”, ka thënë Gray. ‘Fotografia e prapaskenës’ u admirua nga shumë fansa në tërë botën duke dashur ta dinë se kush ishte ajo. “Sot jam bere pishman që nuk ia kam dhënë rastin”, ka thënë me shaka Barbara per “Daily mail”.

elvis 2

SHKARKO APP