Zbulohet koka 2000-vjeçare e Perandorit të parë të Romës

Koka 2000-vjeçare e një statuje prej mermeri e Perandorit të parë të Romës, Augustus, u zbulua në Isernia, një qytet në krahinën e Molizes në Itali.

Arkeologu Francesco Giancola ishte personi i cili bëri zbulimin e jashtëzakonshëm, teksa po punonte aty për të restauruar muret mesjetare të qytetit, të shkatërruara nga një rrebesh shiu i vitit 2013. “E kuptova menjëherë që ishte koka e statujës së Perandorit Augustus, për shkak të modelit të flokëve dhe formës”, tha ai për CNN.

Sipas arkeologëve, statuja duhet të ketë qenë rreth 2 metra e lartë dhe është bërë me të njëjtin lloj mermeri që është përdorur në epokën e Rilindjes. Koka 35 centimetra e lartë mendohet të jetë krijuar diku në periudhën e vitit 20 para erës sonë dhe vitit 10 pas erës sonë, sipas Maria Diletta Colombo, arkeologe italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një statujë e rëndësishme, por nuk e dimë si ka përfunduar aty”, tha ajo për CNN. “Mund të ketë qenë vendosur në ndonjë tempull kushtuar kultit të familjes perandorake, ose në ndonjë forum”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?