Zbulohet letra që Ali Podrimja i dërgonte Dritëro Agollit: Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin
Vajza e Dritëro Agollit bën publike një letër plot dhimbje që poeti kosovar i kishte dërguar shkrimtarit të ndjerë.
Bëhet fjalë për vitin 1979 kur mëson sëmundjen e djalit të tij Lumit.
Në atë letër ai i përcjell dhimbjen e papershkruar , pasi ishte njohur me lajmin e sëmundjes së pashërueshme të djalit, Lumit. “Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin , të gjej ilaç për jetën e tij”, – kështu i shkruan Dritëroit, shpirtërisht i dêrrmuar atë 30 tetor te v. 1979 , kur vetë poeti ishte jo më shumë se 37 vjeç:
Letra
I dashur Dritëro ,
Dëshiroja të jem me Juve, por qe ,më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë .
Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar . S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të.
I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi. Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin , të gjej ilaç për jetën e tij.
Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit.
Më fal , nuk po mundem më të shkruaj .
Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve.
Me dashuri vëllazërore
Ali Podrimja
30.10.79 , Beograd
P.S
Kush eshte poeti Ali Podrimja
Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare. U lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, Kosovë. Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja u zhduk pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.