Zbulohet piktura e Edi Ramës kur ishte pesë vjeç

Kryeministri Edi Rama ishte sot në studion e gazetarit Roland Qafoku në emisioin “Debati në Channel One”. Një pjesë e intervistës ishte e fokusuar në jetën private dhe artistike të Edi Ramës. Gazetari Roland Qafoku ka arritur të sigurojë një pikturë mjaft të hershme të Edi Ramës, kur ishte vetëm 5 vjeç.

Ja si reagoi kryeministrit për këtë pikturë:

(Në ekran shfaqet një pikturë me autor Edi Ramën kur ishte në moshën 5 vjeçare. Piktura ishte botuar në revistën Nëntori.) E mbani mend këtë pikturë?

Po e mbaj mend.

Kishit ndonjë ngjarje të veçantë që e bëtë këtë pikturë?

Tani ju mendoni se unë mund të di se cfarë kam menduar në atë moshë? Nuk mund të kthehem në kohë dhe të mbaj mend ngjarje të veçanta  që lidhen me pikturat e mia po di që pikturoja cdo ditë edhe  ngjarja ime e vecantë ishte të pikturoja.

Keni pikturë më të hershme se sa kjo?

Është një koleksion I vogël që e kanë ruajtur prindërit e mi  por di që unë kam filluar të pikturoj që kur kam kapur lapsin. Këtë e di.

(Në ekran shfaqet ekipi I basketbollit të Dinamos në të cilin është edhe Edi Rama)Ju ka marrë malli për basketbollin?

Malli të merr për diçka që mund ta bësh përsëri , ska sit ë më marrë malli për sa kohë nuk arrij dot të luaj basketboll  sic luaja dikur.

 

SHKARKO APP