Zbulohet pse japonezët janë kaq të fiksuar pas orizit
Kuzhina japoneze nuk imagjinohet pa orizin brenda saj, por jo më kot japonezët e kanë pjesë aq të rëndësishme të dietës së tyre ushqimore. Pse e përdorin kaq shumë?
1-I ndihmon të bien në peshë
Orizi ka pak yndyrë dhe shumë fibra, kombinim perfekt për të hequr kilogramët e tepërt. Eshtë provuar se njerëzit që konsumojnë oriz kafë kanë më pak shanse të shtojnë në peshë krahasuar me të tjerët.
2-I ndihmon të duken më të rinj
Gratë japoneze e përdorin ujin e orizit për të zbutur lëkurën dhe e konsumojnë atë rregullisht për të parandaluar plakjen. Orizi është i pasur me antioksidantë që mbrojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimi dhe gjithashtu në zbehjen e rrudhave aktuale.
3-Ndihmon sistemin tretës
I pasur në fibra, orizi ndihmon në rregullimin e tretjes. Pastron trupin nga toksinat, gjë e cila ndikon tek funksionimi i mirë i veshkave.
4-Jep energji
Nëse doni të ndiheni të fuqishëm, shkoni drejt orizit në vend të pijeve energjike. I pasur me karbohidrate, me një pjatë oriz s’do të ndiheni kurrë mjaftueshëm të lodhur.