Zbulohet varri më i lashtë i fiseve Maja

Varri i shekulli të 4-ët i një “mbreti-Zot” të fiseve Maja është zbuluar në Guatemalë. Nga analiza, objektet qeramike të gjetura në vend datojnë midis viteve 300 dhe 350 pas Krishtit. Çelësi për identifikimin që varri i përkiste një anëtari të familjes mbretërore, ishte një maskë mahnitëse e pikturuar. Kjo e bën atë varrin më të hershëm të të njohur mbretëror në rajonin veriperëndimor të vendit Peten. Nga kërkimet e mëparshme në këtë zonë janë zbuluar gjashtë varre mbretërore që datojnë në shekullin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë pas Krishtit, raporton Daily Mail. Zbulimi u bë nga arkeologët e Guatemalës, pjesë të projektiT Arkeologjik ‘El Perú-Waka’ të SHBA-Guatemalë. “Maja i nderonte sunduesit e tyre hyjnorë dhe i trajtonte ata si shpirtra të gjallë pas vdekjes dhe varri i mbretit ndihmoi që pallati mbretëror të ishte tokë e shenjt dhe një vend i madhështisë në fillim të historisë së dinastisë Wak-centipede”, tha bashkëdrejtuesi i kërkimit David Freidel.

SHKARKO APP