Zemra tradhëton rokerin legjendar, vdes Tom Petty

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare, muzikanti amerikan Tom Petty, informoi përme një deklarate familja e tij. Legjenda e Rock and Roll pësoi sulm në zemër. Ai u gjet i pavetëdijshëm, pa frymë dhe në arrest të plotë kardiak në shtëpinë e tij në Malibu herët të hënën. 66 vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar jetë vonë atë mbrëmje. Rokeri legjendar, Tom Petty njihet si lider në bendin Tom Petty and the Heartbreakers. Petty kishte arritur famën në vitet e 70-ta me bendin e tij ku krijuan hite si “American Girl”, “Free Fallin’”, “Breakdown” dhe “Listen to Her Heart”. Bendi ishte futur në Rock and Roll Hall of Fame më 2002.

SHKARKO APP