Zëri i Dua Lipa në Tiranë, ALBtelecom sponsor i përgjithshëm i koncertit

Të mërkurën në datën 10 Gusht 2016, në orën 20:00 Tirana mirëpret zërin e shqiptares me famë botërore Dua Lipa në sheshin Nënë Tereza. Me zërin e ngjashëm me legjendat e yjeve të muzikës Soul dhe Jazz, Dua performon me atributet e një ylli të vërtetë, që pritet të shkëlqejë më tej në botën muzikore.

Me mbështetjen e ALBtelecom, Bashkia e Tiranës organizon aktivitetin më të madh veror.

21-vjeçarja me orgjinë nga Kosova, pas interpretimit për herë të parë në Parkun e Gërmisë, Prishtinë më 9 gusht 2016, Dua Lipa do të kalojë për të interpretuar edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Koncerti në Tiranë është falas dhe mund të marrin pjesë të gjithë artdashësit dhe fansat e kësaj këngëtareje.

Tashmë ajo renditet ndër artistet më me zë në mbarë botën. “Be the one” dhe kënga tjetër “Last Dance” janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa, ndërkohë që “Hotter Than Hell” momentalisht gjendet në top-listat angleze.

Gjatë koncertit do të ketë edhe surpriza për përdoruesit ALBtelecom, të cilët do të kenë mundësi të takojnë dhe të bëjnë foto me këngëtaren 21 vjeçare në “backstage”.

Ndërkohë, një ditë më vonë sërish do të ketë surpriza për abonentët ALBtelecom. Këto surpriza do të mund të zbulohen nëpërmjet faqes zyrtare të ALBtelecom në Facebook.

 

 

 

SHKARKO APP