Zgjedhjet në SHBA dhe ne të rinjtë shqiptar

Nga Sibora Elezaj

Si studente e vitit të dytë e gazetarisë, u përpoqa ti ndiqja me shumë vemendje zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo gjë më tërhoqi vëmendjen, që nga mbulimi mediatik ku mëgjithë polarizimin e dukshëm, ishte në nivel shumë profesional në çdo aspekt. Takimet elektorale nuk mund ti lë pa përmendur ku shumë të rinj por edhe persona të moshave të ndryshme, ndiqnin kanditët e preferuar në takime apo tubimet e shumta. Nuk mund ta le pa përmendur se në shumë takime shikoja ide dhe plane konkrete, se si do të ishte qeverisja e sejcilit kandidat, platforma të qarta për sektorët e jetës.

Kjo më tërhoqi vëmendjen dhe u thellova pak më shumë në kërkime, dhe vura re që në SHBA niveli i papunësisë për të rinjtë është ndër më të ulëtit, krejt e kundërta te ne. Shumë bashkëmoshatar të mi, duan të ikin, madje shumë në SHBA e kudo të jetë! Nuk është e vështirë të kuptohet se arsyeja është mungesa e një prespektive të qartë, punësimi, jetesë dhe argëtimi. Brezi im, si mënyrën më të mirë e argëtimit ka smart phone dhe atë që të ofron, shumë pak kanë hapësira të tjera, rekreative. Fatkejsisht në vendin tonë nuk promovohen fare vlerat e vullnetarizmit, aq më tepër që modeli më i keq ka ardhur nga partitë politike, ku të rinjtë në masë shkojnë vetëm për tu punësuar. Krejt e kundërta në SHBA, ku shumë të rinj kur janë student apo edhe me herët vullnetarizmin e kanë bazë.

Pse mendoj është e rëndësishme të kemi dimensionin e vullnetarizmit? Sepse do të thotë qytetarë më të përgjshëm nesër. Do të thotë njerëz jo dembele, por të përkushtuar ndaj jetës nga komunitetit ndaj vendit. Aktualisht të rinjtë ne vendin tonë,  përdoren për dekor se sa realisht dëgjohen, promovohen dhe mbi të gjitha ndihmohen me prespektivë të qartë. E çfarë të mire tjetër mund të sjellë vullnetarizmi, pyesin shumë? Vullnetarizëm do të thotë ti përkushtohesh një kauze, organizate, ose komuniteti duke dhënë ndihme dhe me dëshirën e mirë për të ndihmuar.  Unë e kam kërkuar disa herë një mundësi të tillë, por nuk e kam gjetur, edhe kur ka qenë hapësira ishte e kushtëzuar me angahzim periodik dhe pa mbështetur kauza të drejtë, por thjesht partike. Pranda ndërsa shumë kërkojnë ti marrin Amerikës modelet e shumta të suksesit në Shqipëri, unë them le ti marrim disa elemente të thjesht, që ne si shoqëri na mungojnë, vullnetarzimin.

SHKARKO APP