Zgjidhja e paparë e kafenesë gjermane (FOTO)
Kur në Shqipëri, të hënën pritet që të hapne baret dhe restorantet,një kafene në Gjermani u shpërndau klientëve kapele kashte, ku sipër ndodheshin shufra që përdoren gjatë notit. E gjitha kjo për të ruajtur distancën sociale. Pronarët e kafenesë Cafe Rothe në Schwerin, në vend që të vendosnin tabela ose shenja të dukshme në dysheme, zgjodhën kapelet me shufra shumëngjyrëshe në maj. Jacqueline Rothe e postoi foton në faqen e kafenesë në facebook, ku shkroi se ”Sot do të jetë kështu: matja e distancës”.