Zhbllokohet bartja e numrit – Ulet shkalla e refuzimit të kërkesave nga operatorët

Ndryshimet e bëra në rregullore vitin e kaluar duket se e kanë përmirësuar ndjeshëm funksionimin e shërbimit të portabilitetit të numrit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), deri në tremujorin e parë 2018, koeficienti i pranimit të kërkesave për portim numri, sidomos nga dy operatorët më të mëdhenj, ka qenë shumë i ulët. Ky koeficent për Vodafone Albania dhe Telekom Albania ishte rreth 40%, ndërsa që nga tremujori i tretë 2018 është rritur në mbi 60%. Për Albtelecom, ky tregues ka qenë më i lartë, me rreth rreth 60% për periudhën 2016-2017, ndërsa pas miratimit të rregullores së re është përmirësuar më tej dhe ka arritur në rreth 70%.

Vitin e kaluar, AKEP vendosi të ndryshojë rregulloren për portimin e numrit, pasi kishte marrë një numër shumë të madh ankesash nga përdoruesit, të cilët kanë denoncuar praktika abuzive në procesin e portimit të numrit nga operatortë celularë. Nga verifikimet e kryera, AKEP konstatoi se operatorët kanë keqpërdorur listën e arsyeve të parashikuara për refuzimin e kërkesës për bartje. Kjo sjellje e operatorëve ka krijuar barriera artificiale për pajtimtarët, duke ndikuar drejtëpërdrejt në demotivimin e tyre për këtë shërbim si dhe ka zbehur rolin e  portabilitetit të numrit, si instrument për zhvillimin e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare. Me rregulloren e re, kriteri i vetëm i refuzimit të kërkesës për portim për përdoruesit me parapagim është mospërputhja e numrit personal të identifikimit të dhënë në kërkesën për portim tek operatori marrës me numrin e identifikimit në bazën e të dhënave e operatorit dhënës.

/ SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?