Zjarri djeg tempullin më të rëndësishëm të “kulmit të botës”

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në faltoren më të rëndësishme të budizmit tibetian, në Manastirin Jokhang në Lhasa. Mediat kineze shtetërore thanë se zjarri filloi të shtunën vonë dhe u shua shpejt. Asnjë viktimë nuk u raportua.

Shkalla e dëmtimit të kompleksit është e paqartë. Media shtetërore tha se nuk kishte dëme të relikteve kulturore.

Tibeti, rajoni i largët dhe kryesisht budist, i njohur si “kulmi i botës”, qeveriset si një rajon autonom i Kinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportet thonë se autoritetet kineze u përpoqën të bllokonin pamjet dhe imazhet e zjarrit që shfaqeshin në mediat sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pekini mban nën kontroll të rreptë lajmet nga Tibeti, ku faqet budiste kanë qenë një pikë qendrore për trazirat separatiste në të kaluarën.

Zjarri vjen kur tibetianët festojnë Losar, vitin e tyre tradicional të ri, i cili filloi të premten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?