Home Rajoni Maqedonia e V...

Maqedonia e Veriut pranon strehimin e afganëve

8
0

Pas Shqipërisë dhe Kosovës edhe Maqedonia e Veriut po bashkëpunon me autoritetet amerikane dhe ato të Aleancës Veri-atlantike (NATO) për të strehuar civilët afganët.

Situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar që prej kohës kur trupat ndërkombëtare, në krye me SHBA-në, njoftuan në maj se deri më 31 gusht do të tërhiqen nga vendi.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet po bëjnë përgatitje për strehimin e afganëve,

“Qeveria në komunikim me partnerët amerikanë dhe të NATO-s ka ofruar të strehojë civilë afganë të cilët ikin nga zhvillimet atje dhe po bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pranimin e tyre”, tha Osmani.

Tashmë talëbanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin afgan, Kabulin, ndërsa presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Në aeroportin ndërkombëtarë të Kabulit, që po menaxhohet nga trupat amerikane, është shfaqur kaos në orët e fundit, pasi shumë afganë, nga frika nga talibanët, po tentojnë  të largohen nga shteti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit