Dua Lipa ia merr valles me gotë rakie mbi kokë (VIDEO)

Dua Lipa po i shijon çdo ditë e më shumë pushimet në Shqipëri, teksa së fundmi ka vendosur që të kërcejë valle popullore me një gotë rakie në kokë dhe me shami në dorë.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare shkruan “Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”… teksa kërcen në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Një ditë më parë, Dua vizitoi edhe Butrintin, teksa ka postuar rregullisht fotografi dhe video nga pushimet shqiptare të saj në bregdetin e mrekullueshëm të jugut të vendit.

SHKARKO APP