FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrat Gonxhja-Çeku: Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u prit në një takim në Prishtinë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Hajrulla Çeku.

Gjatë takimit ata diskutuan mbi mundësi konkrete për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta kulturore, shkëmbime artistike dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore.

”Në fokus të bisedës ishte edhe sinergjia e mundshme e qendrave tona kombëtare të kinematografisë, si një hap drejt fuqizimit të industrisë filmike mbarëkombëtare, dhe binjakëzimi i Muzeut tonë Kombëtar “Marubi” me Galerinë e Arteve në Prishtinë, ku mund të ekspozojmë një pjesë të çmuar të arkivave. Teatri ishte gjithashtu temë me shumë interes për programe e festivale rajonale”, tha Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri ndodhet në Prishtinë në kuadër të seancës plenare të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?