Media italiane: Tentakulat e mafies shqiptare mbi Italinë dhe paktet me politikën në Tiranë

Nga Pietro Mecarozzi (Il Fatto Quotidiano)

E heshtur dhe vdekjeprurëse.

E organizuar me një strukturë piramidale dhe bashkësi familjesh me lidhje gjaku. Në vendin e parë midis organizatave kriminale të huaja të pranishme në Itali. Mafia shqiptare rritet duke gjetur hapësirë përgjatë gjithë gadishullit tonë.

Klanet e ndryshëm e kanë kthyer trafikun e drogës në armën e tyre të fortë, duke garantuar shërbim për mafiat italiane si furnizues me lëndën e parë, por edhe si korrierë, duke qenë të shtrirë në vende të ndryshme të Evropës e duke krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në çdo cep të botës.

‘Në Itali tashmë do të flisja për rrënjosje të mafieve shqiptare’, thotë Vincenzo Musacchio, jurist e studiues i Fakultetit të Studimeve Strategjike mbi Kriminalitetin në Royal United Institute të Londrës. ‘Pozicioni i favorshëm gjeografik i Shqipërisë ofron lidhje direkt me vendin tonë, ndaj edhe për ketë arsye krimi i organizuar italian ka vendosur marrëdhënie të mira bashkëpunuese me krimin shqiptar’.

‘Lidhja me klanet dhe kosket (le cosche – grupe mafioze familjare) italiane përqendrohet në veçanti në trafikun e drogës. Vendi i Shqiponjave është bërë një nyje e rëndësishme për trafikun evropian dhe ndërkombëtar të drogës.

Kanabisi i kultivuar në Shqipëri dhe i shitur në Itali vlen rreth 3 miliardë euro në vit. Sot, mbi 50% e të gjitha opiumeve, kokainës, heroinës dhe morfinës së sekuestruar në Evropë konfiskohet pikërisht mbi linjën adriatike, që nis që nga Afganistani e vjen në Evropë duke kaluar nga Irani, Turqia e juglindja evropiane.

Edhe nga megaoperacioni ‘Rinascita Scott’, që në dhjetorin e kaluar gjunjëzoi ‘ndranghetan vibonez, u zbulua një kanal shqiptari prej të cilit vinin dërgesat e marijuanës e hashashit me destinacion portin e Barit. Raportet janë kryesisht me mafiet puljeze dhe me ‘ndrangheta-n’, saktëson Musaçhio.’

Ka pasur hetime që kanë çuar te Camorra, te mafia siciliane dhe te grupet kriminale romane. Në Veri e gjejmë në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romagna’.

Pra nuk ka asnjë rajon ku mafia shqiptare të mos jetë e pranishme, qoftë edhe minimalisht. Evolucioni i organizatave kriminale shqiptare, në veçanti i atyre bregdetare, ka qenë i papritur, kaluan nga mbështetja logjistike e karteleve në pasjen e disponibilitetit të madh të mjeteve e burimeve ekonomike dhe u lejoi ngritjen në lider të trafiqeve të drogës e ambërve dhe kontrollimin e një baterie ushtarësh të kombësive të tjera të impenjuar në afare më të vogla.

Në Itali, në veçanti, furnizimi i narkotikëve ‘i dedikohet familjeve mafioze Mazzei e Santapaola, koskeve kalabreze Trapasso, Mannolo e Zoffreo në San Leonardo di Cutro, koskës Bellocco në Rosarno, dhe në disa raste klanit Casalese, fraksionit Schiavone’, shpjegon në agjent i Drejtorisë Investigative Anti-Mafia (DIA), i cili preferon të mbetet anonim.

Struktura e tyre organizative është e ngjashme me ‘ndranghetat. ‘Përdoren martesa midis komponentëve të klaneve të ndryshëm, për të sigluar paqe apo për të formuar aleanca të reja. Në brendësi ka disiplinë të fortë dhe janë të mbyllur për personat jashtë familjes. Në vitet e fundit kanë zhvilluar edhe elementë më moderne, duke bërë pakte me politikën. Dhe është shumë e vështirë që të pendohen’, shpjegon agjenti.

Parimet e mafies shqiptare udhëhiqen nga Kanuni, një kod sjelljeje që rregullon prej shekujsh marrëdhëniet në shoqërinë shqiptare. Shkelja e një apo më tepër parimeve promovon hakmarrje kundër familjes apo grupit rival. Kanuni është bërë faktikisht kod referimi për klanet dhe familjet kriminale shqiptare që e përdorin dhunën si mjet kryesor për intimidime.

Vitet e fundit në Tiranë dhe pjesë të ndryshme të territorit shqiptar janë regjistruar vrasje të shumta për dominimin e trafikut të drogës midis familjeve. Dhe ekzekutimet në rrugët e qyteteve janë në rendin e ditës.

Vrasja e një shtetasi shqiptar me dy të shtëna pistolete shtatorin e kaluar në komunën Torvaianica në Romë ishte njëherazi edhe një fotografi e egërsisë së mafias shqiptare.

‘Klanet e Tiranës dhe Shkodrës zotërojnë direkt sheshet romane, kontrollojnë dërgesat dhe kanë rol interlokucioni të privilegjuar me kartelet kalabreze dhe kampane. Sot pushteti i Carminatëve, Diabolik e i Spadave po kalon në familjet mafioze shqiptare’, thotë agjenti.

Pra, një oktapod kriminal përherë e më i shtrirë e i rrezikshëm. I aftë të marrë edhe karakteristikat e mafies nigeriane: ‘Struktura e organizatave kriminale shqiptare u ka dhënë hapësirë të madhe grave’, shton Fabio Iadeluca, sociolog e kriminolog. ‘Disa klane ua lënë grave pushtetin dhe menaxhimin e tregut të prostitucionit, siç veprojnë ‘madamat’ nigeriane’, përfundon eksperti.

SHKARKO APP