Milo: Me këtë sistem nuk zgjedhim atë që dëshirojmë, i imponohemi vullnetit të kryetarit
Për ish Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ishin një masakër zgjedhore.
Në një intervistë për ”Ora News” me gazetaren Matilda Mcini, ai tha se me këtë sistem zgjedhor, shqiptarët nuk kanë mundësi të zgjedhin atë që dëshirojnë, por u imponohet përmes listave të mbyllura vullneti i kryetarëve të partive.
Paskal Milo: ”Me ato ndryshimet që u bënë dhe me atë kod që u miratua në prill të 2008-tës, është bër një masakër zgjedhore në kuptimin e ligjit. Është përshtatur ligji në atë kohë intereave për dy partitë e mëdha PD-PS, pas një marrëveshje të fshehtë dhe që kanë sjellë gjithë këto rrjedhoja negative. Shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson parlamenti, çfarë vlere ka aty brenda.”
”Mjafton të shikon seancat parlamentare të ditës së enjte, dhe mund të bindesh fare mirë se çfarë produkti ka sjellë ky ligj zgjedhor që kemi. Pra, shqiptarët nuk kanë mundësi të zgjedhin drejtpërdrejt ata që dëshirojnë por u imponohet përmes listave të mbyllura vullnetit të kryetarit të partisë, ku në fakt emëron deputetë.”