Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, merr pjesë në homazhet për efektivin e vrarë në veri të Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani është nisur për në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në homazhet për nder të Rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristë serbë gjatë sulmit në veri të Kosovës.

Sot Kosova ka shpallur ditë zie, teksa përcillet në banesën e fundit dhe efektivi i rënë në krye të detyrës.

Ministri Hasani dënoi me ashpërsi dje sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës, teksa i shprehur ngushëllimet familjes së oficerit të Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, deklaroi ministri i Jashtëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?