Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov: Zgjedhjet në Francë nuk i ngjajnë shumë demokracisë

Zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen në Francë “nuk i ngjajnë demokracisë”, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Rundi i parë i zgjedhjeve parlamentare ka përfunduar në Francë. Ata kanë dy raunde, dhe i dyti ka të ngjarë të jetë krijuar për të manipuluar vullnetin e votuesve gjatë raundit të parë”, tha Lavrov.

“Nëse disa kandidatë tërhiqen nga zgjedhjet – kjo nuk i ngjan aq shumë demokracisë”, tha Lavrov.

“Kur disa kandidatë tërhiqen nga zgjedhjet pasi dikush kërkon të fitojë ndaj konservatorëve dhe populistëve, kjo nuk i ngjan aq shumë demokracisë”, shtoi ministri rus.

Në raundin e dytë zgjidhen 577 deputetë.

Në fund të raundit të parë, të djathtët nga “Tubimi Kombëtar” (RN) e Marine Le Pen dhe Jordan Bardella fituan me 33,15%.

Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë doli i dyti me 27,99%, ndërsa koalicioni i Ansamblit të Emmanuel Macron mori vetëm 20,04% të votave.

Menjëherë pas përfundimit të raundit të parë një javë më parë, Macron bëri thirrje për t’u bashkuar kundër së djathtës, – e majta mbështeti idenë e tij.

Kandidatët e renditur të tretët, filluan të tërhiqeshin masivisht me shpresën e një votimi proteste nga mbështetësit e tyre kundër “Tubimit Kombëtar” – 224 kandidatë e bënë këtë.//a.i/ ATSH

SHKARKO APP