Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Ministria e Mbrojtjes poshtëron rëndë gradat dhe karrierën ushtarake”

Aktualitet E diel, 26 Korrik 2020 16:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gjeneral (r) Piro AHMETAJ

Ju faleminderit për mesazhet inkurajuese si dhe rezervat që më keni adresuar në lidhje me denoncimin e dorovitjes te oligarkët të bazës ushtarake detare të Sarandës, si dhe heshtjen cinike të qeverisë në ikje për marrëveshjen “historike” të detit ndërmjet Greqisë dhe Italisë, etj.

Në mirëbesim informohem përditë, për makutërinë e BunkerQeverisë, e cila edhe në kohë pandemie është sulur si e babëzitur mbi pronat e ushtrisë dhe burimet e mbrojtes kombëtare.

Një tjetër skandal me pasoja të rënda për FA,  është dhënia e gradave të larta ushtarake vetëm kundrejt pazareve të seksereve mes sekt-Rilindjes dhe institucioneve vendimarrëse, duke nëpërkëmbur vlerat e profesionalizmit, meritokracisë dhe dinjitetin e ushtarakëve.

Por, më flagranti i historisë 108 vjevare së FA, është rasti, kur para 3 javësh nje doktori i është dhënë ylli i dytë, ose e thënë në terminologjinë ushtarake, grada “Gjeneralmajor”.

Që në krye të herës më duhet të nënvizoj qartë se, asnjë insinuatë denigruese ndaj doktor Begës, si dhe asgjë fare personale me qytetarin dhe familjarin z. Bajram.

Por, përetj emrit, nuk mundet të mos denoncoj shkeljen flagrante të ligjit të karrierës dhe diskretitimin e të gjitha hallkave të sitemit të gradave dhe karrierës ushtarake në këtë rast.

Për ta kuptuar edhe më qartë, theksoj se, i vetmi rast në historinë e ushtrisë shqiptare, kur një doktor ka mbajtur gradën gjeneral brigade, është ai i doktorit dhe luftëtarit antifashist, Z. Ibrahim Dervishi, i cili mbas çlirimit u emërua drejtor i shëndetësisë së ushtrisë,  që arriti të numëronte rreth 115 mijë vetëm forca aktive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu, me këtë vendimmarrje, jo vetëm tregohemi dështak, por bëhemi edhe qesharakë në sytë e NATO-s, pasi përveç Turqisë dhe USA me mbi 1 milion ushtarakë aktivë, nuk ka asnjë vend tjetër ndër 30 vendet e NATO-s që një Doktor të jetë Gjeneralmajor (dy yje).

Për më keq, ministria e mbrojtjes këtë marrëzi e ka shitur në FB, si histori suksesi në reformën e mbrojtjes, dhe ky aleluja-lajm bëri xhiro në shtyp dhe portale si “ngjarje për t`u festuar”.

Nuk i gjej dot fjalët e duhura ta përshkruaj diletantizmin, degradimin dhe këtë keqkatandisje.  Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ç’farë mjerimi, ç’farë shterpësie mendimi, ç’farë papërgjegjshmërie zyrtare dhe ç’farë poshtërimi për besimin te vlerat e integritetit, skrificave, dinjitetit dhe përulësinë fisnike të ushtarakëve!

Thënë sa më lart, nuk mund t`i shmangem përgjegjësisë, pasi pavarësisht rrethanave, fiks para 3 vitesh, edhe pse kisha dijeni “të besueshme” se, propozimi vinte nga bota e sekserëve, nga funksioni i Këshilltarit ushtarak i kam rekomanduar Presidentit Meta, dhënien e doktor Bajramit gradën Gjeneral Brigade, duke e qartësuar fort se: “për kushtet e ushtrive, më shumë se modeste, si rasti i RSH, ky duhet të mbetet maksimumi i promovimit për një doktor, i cili përvec rrobave, nuk ka asnjë lidhje fare, as me vlerat e profesionalizmit të ushtarkut, as me mendimin strategjik dhe as me drejtimin euroatlantik të Forcave të Armatosura”.

Gjithësesi, dëmi është bërë, por oreksi i paranojakëve dhe e keqja nuk mbaron këtu.

Pasi “i`a dhuruan” pa ligj dhe pa asnjë meritë gradën Gjeneralmajor, ministrja e Mbrojtjes, e ka emëruar doktorin edhe në krye të institucionit të arsimimit ushtarak (KDS/AM), si dhe drejtuesin nr. 1 të komisionit të karrierës, duke përdhosur rëndë besueshmërinë e ushtarakëve ndaj meritës në dhënien e  gradave.

Mund t'ju interesojë

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 8 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 8 orësh
A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Para 9 orësh

Në përmbyllje, një mesazh për gatuesit e kësaj çorbe: “ndaluni, mjaft është mjaft = enough is enough”, si dhe dy këshilla euroatlantike të dedikuara për 2 protagonistët e “verbuar” nga padija dhe makutëria:

E para, i adresohet ministres së Mbrojtjes, në eksperiencën dhe opinionin tim, më të paaftën e historisë 108 vjeçare të ushtrisë së Shqipërisë: “dilni nga balta e sekserëve, thirrini arsyes dhe pëgjegjshmërisë shtetërore = shkarkojeni nga detyra e drejuesit të institucinit më të lartë arsimor (se turpëruat dynjanë), rinisni procedurën për ta nxjerrë në rezervë nga grada Gjeneralmajor, si dhe kthejeni në profesionin e shumëkërkuar të mjekut, Z. Bega”!

E dyta, për doktorin e nderuar, Bajramin: “nëse të ka mbetur qoftë edhe një gram integriteti intelektual, zyrtar, si mjek, por edhe si qytetar me/nën uniformë, çlirohu nga kjo barrë-turpëruese = jep menjëherë dorëheqjen nga grada Gjeneralmajor dhe nga funsioni i Komandantit të KDS, që të janë dhuruar pa ligj, pa asnjë meritë dhe pa fare dinjitet”!

Së fundi, edhe nga kjo përgjegjësi politike, konfirmoj se, në konsultim të gjerë me ekspertët më të mirë në vend dhe kolegë të njohur në Washington DC, etj, më është besuar përgatitja e Draft-Plaformës-BASHA për trasformimin e sistemit të Sigurisë Kombëtare: “Siguri për jetën, shëndetin, pronat dhe mirëqenien e qytetarit dhe mbrojtjen e interesave mbarëkombëtare”.

Për më konkretisht, rikthimi i dinjitetit, peshimi i vlerave të profesionalizmit dhe sakrificave të ushtarakëve, të Policisë së Shtetit, punonjësve të inteligjencës, mjekëve, infermierëve, emergjencave civile, mbetet një ndër prioritetet e programit të nesër qeverisjes-BASHA.

Në shtesë, si “njëri nga Ju/koleg” garantoj se, ekpertiza, shqetësimet dhe sugjerimet e cilitdo do të mirëpriten me respekt ([email protected]) dhe do të adresohen me seriozitet në këtë platformë.

* Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD;

Etiketat e lidhura

Piro Ahmetaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 8 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 8 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 8 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 9 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 8 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.