Ministrja Ogerta Manastirliu te “Java Evropiane e Sportit”
Politikë E Shtunë, 30 Shtator 2023 20:42
“Energji e jashtëzakonshme në sheshin “Nënë Tereza” aty ku po zhvillohen aktivitetet sportive të disiplinave të ndryshme në kuadër të Javës Evropiane të Sportit organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Me Fidelin, Endritin dhe Gjergjin takuam sportistët e vegjël dhe trajnerët e tyre dhe i përgëzuam për pjesëmarrjen aktive në lëvizjen kombëtare sportive, që synon masivizimin e sportit, si pjesë e pandarë e objektivit tonë për të patur një jetë sa më të shëndetshme.
Super angazhim i nxënësve të shkollave të Tiranës, të cilët sot janë edhe më shumë të përfshirë në aktivitetet sportive në nivel kombëtar, falë programit të klasave sportive të organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit”- shkruan ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, e cila mbetet një nga ministret profesioniste të qeverisë Rama.

KOHA JONË SONDAZH