Home Aktualitet Bujar Nishani...

Bujar Nishani akuza të rënda: Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët, Basha po e bën brenda PD

8
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta, pasi votoi për kreun e ri të PD-së. Në një prononcim për mediat, ai tha se 50% e anëtarësisë së PD është zhdukur brenda 3 muajsh.

“Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët, Basha po e bën brenda PD”, tha Nishani, i cili përgjatë këtij procesi nuk ka nguruar që të hedh akuza ndaj Bashës.

Pjesë nga fjala e ish-presidentit Nishani:

“Sot është një ditë e rëndësishme së pari për Partinë Demokratike, por edhe për të gjithë shqiptarët. PD është e vetmja shpresë për të bërë të mundur daljen e shqiptarëve nga kjo errësirë, që me gjasa do të vi të thellohet dhe në katër vitet e ardhshme, nga një regjim që ka prishur çdo standard.

Në këtë kontekst PD duhet të shihet si shpresa e shqiptarëve, por edhe për vetë demokratët, për të demonstruar që është mekanizmi i vetëm politik, që të përballojë regjimin e bandave, regjimin e masakrës elektorale, por të sjellë dhe një model krejt ndryshe me marrjen e pushtetit nga ana e PS. Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në. Unë sot kam një apel për themeluesit e PD-së, për rininë, do t’iu them atë që të gjithë ata që kanë marrë përsipër që ta kthejnë PD në fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur.

Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta bëjnë një forcë pa energji. Nuk ka pasur një garë të barabartë dhe të ndershme, kandidatët e tjerë, veç Bashës, nuk kanë pasur mundësi infrastrukturore, drejtuesit e degëve lokale kanë refuzuar që të organizojnë takimet për kandidatët e tjerë. 50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e ka bërë brenda PD me anëtarët, tha Nishani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit