IoT, fuqia transformuese e bizneseve
Është një refren që përsëritet gjithmonë e më shpesh në këto kohë: se teknologjia po na e lehtëson dhe zbukuron të përditshmen tonë, në punë, në familje, në komunikim, në aktivitetet argëtuese e në bizneset që kemi ngritur apo që duam të zgjerojmë më tej. Ka shërbime, që sidomos në këto kohët e Pandemisë, po mbijetojnë e po marrin trajta edhe më funksionale, vetëm falë zgjidhjeve Smart.
Edhe pse po jetojmë ditë të vështira, është pikërisht teknologjia ajo që po i ndihmon bizneset të transformohen sipas kërkesave të kohës, të reduktojnë kostot, të rrisin produktivitetin e cilësinë e shërbimeve, të përmbushin çdo pritshmëri të konsumatorit. Të gjitha këto po mundësohen në Shqipëri nga Vodafone Business, falë zgjidhjeve të arta, që garantojnë sipërmarrjet teknologjike të Internet of Things, ose siç njihet ndryshe IoT.
Për ta kuptuar më konkretisht fuqinë e Vodafone Business, mjafton të sjellim rastin konkret, për një nga industritë më të ndjeshme për konsumatorët në Shqipëri: agrikulturën.
Sipërmarrësit e industrisë së agrikulturës dhe fermerët po hyjnë në epokën e digjitalizimit të bujqësisë, që po mbështetet edhe nga politikat bujqësore të Bashkimit Evropian.
Përmes zgjidhjes Vodafone Smart Agriculture, fermerët mund të ndërtojnë ferma inteligjente, ku gjithë proceset e prodhimit mund të digjitalizohen dhe të monitorohen në çdo fazë të tyre, qoftë dhe në distancë dhe me më pak kosto për fermerët. Sipas organizatës së ushqimit dhe agrikulturës, në vitin 2050 në Shqipëri do të duhet të prodhohet 50-100% më shumë ushqim se ç’është prodhuar deri më sot, duke garantuar krahas sasisë edhe cilësinë.
Falë zgjidhjeve që ofron Vodafone, fermerët në Shqipëri mund të garantojnë suksesin duke monitoruar: mbjelljen, vaditjen, aplikimin e pesticideve dhe vjeljen e prodhimit. Mund të kontrollojnë cilësinë e prodhimit, lagështinë e tokës, intensitetin e dritës, të gjitha këto të dhëna në kohë reale dhe pa pasur nevojë të jenë fizikisht të të mbjellat e tyre.
Tashmë ka nisur një epokë e re per agrikulturën ne Shqipëri, me zgjidhjet IoT fermerët do të mund të menaxhojnë më mirë të korrat e tyre.