Rruga e shërimit natyral
Adresa: Rruga “Eduard Mano”, Vila “Kështjella” nr.24- Tiranë (pranë Kopshtit Zoologjik). Cel/whatsApp: 068 6182101
Vijmë pranë jush me një propozim të ri, alternativ, në fushën e shëndetit dhe të mirëqenies. Mëndja, trupi dhe shpirti duhet të jenë në harmoni.
Qendrat kryesore të energjisë (chakrat) mund të ri-ekuilibrohen, duke ndihmuar të jetosh më mirë. Nëpërmjet terapisë së komunikimit (fjalëve, dëgjimit, heshtjes), meditimit, masazhit energjitiko-emocional me bimë medicinale, ushtrimeve yoga në pishinë, ti do të gjesh qetësinë e duhur në rrugën e shërimit dhe të relaksit.
Do të ndihmojmë që të çlirohesh nga modelet emocionale negative, frika, ankthi, nervoziteti, dhimbjet. Mos harro se një nga parimet me të cilat operojmë për të analizuar shkaqet e problemeve që ke janë zbulimi i zanafillës, TRAUMA (Dot.Hammer).
A jemi vallë në gjendje të ndryshojmë gjërat që na bëjnë të sëmurë?
Çfarë kosto ka indiferentizmi ndaj vetvetes, shëndetit, shenjave paralajmëruese?
Shërbimet tona realizohen në cikle apo takime që zgjasin 90 minuta :
- Rimodelim i posturës skeletike; Relaksim psiko fizik dhe relaksim muskular. Lehtësim i dhimbjeve të kurrizit dhe dhimbjet artikulare.
- Pranoterapi, balancimi i fushës bio energjitike të trupit. Trajtim me bimë medicinale.
- Përmirësimi i oksigjenimit të kokës. Lodhja e përditshme nga stresi na ul nivelin e inteligjencës. Funksjonet e trurit humbin cilësitë që na nevojiten për zgjidhjen e problemeve. Teknikat tona vijnë nga një eksperiencë e ushtrimeve yoga 5000 vjeçare.
- Forcimi dhe rritja e imunitetit. Imuniteti është faktori kyç për shëndetin tonë. Imuniteti është garancia e vetme qe kemi për jetën. Ju presim për një konsultë falas ku do t’ju dedikojmë kohën dhe eksperiencën tonë për të kuptuar, për të “parë” më mirë problemin dhe solucionin. Shërimi kalon nëpërmjet natyrës pasi ne jemi pjesë e rëndësishme e saj
Çfarë do të thotë ndërgjegje?
Fjala ndahet në dy pjesë : ndër ( në mes, midis) dhe gjegjje (përgjigje). Pra të jesh i ndërgjegjshëm do të thotë të jesh apo të kesh një “tufë” me përgjigje, me soluzione, me zgjidhje të problemeve apo pyetjeve.
Vetëndërgjegjësim është fenomeni që përgjigjet apo zgjidhet janë pjesë e pyetjeve që ti personalishtë bën, i gjen ato u përgjigjesh atyre dhe jo të atyre që ti japin të “gatshme”.
Sot, më shumë se kurrë është momenti historik që të gjithë ne të bëjmë pyetjet tona dhe tu gjejmë vetë përgjigjen atyre sidomos në fushën e shëndetit.
Bëhu garanti i jetës tënde!