Vodafone Group investon 20 milionë euro në digjitalizimin e të rinjve shqiptarë

Vodafone Group do të investojë 20 milionë euro në financimin e iniciativave për të inkurajuar aftësitë dhe edukimin digjital tek të rinjtë.
Investimet do tëkryhen nëShqipëri, Rumani, Gjermani, Greqi, Çeki dhe në disa vende të tjera të Europës. Synimi është që ky program t’iu ofrojë mbështetje 16 milionë studentëve deri në vitin 2025.
Programet e edukimit do të zbatohen nëpartneritet me OJFe organizata bamirësie dhe do t’i ndihmojnëtë rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre në teknologjitë digjitale.
Nick Read, CEO i Vodafone Group,u shpreh: “Vodafoneështë krenar që mbështet zhvillimin e aftësive digjitale dhe edukative në komunitetet ku vepron, përmes ekspertizës nëtelekomunikacione teknologji.”
Në Shqipëri, Vodafone do tënisë së shpejti projektin Generation Next i cili konsiston në kurset e STEM-it(Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), një platformë kjo, ku të rinjtëe apasionuar pas shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës mund të marrin njohuri digjitale aq të rëndësishme për të ardhmen e tyre profesionale.
Të rinjtë dhe aftësimi i tyre në njohuritë digjitale, është një prej fokuseve kryesore të kompanisë. Vetëm gjatë pandemisë, Vodafone Albania nëpërmjet projektit #RedForKids të Fondacionit Vodafone, mundësoi dhurimin e 15,000 tabletave dhe pajisjeve digjitale për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg aksesit online dhe orëve të mësimit në platformat digjitale.

SHKARKO APP