Vodafone, shembull i përgjegjshmërisë sociale. Zotohet të reduktojë në zero emetimet e karbonit brenda 2040

Kompania Vodafone është angazhuar të ulë në zero, emetimet e saj të karbonit në rang global,brenda 2040-ës, 10 vite më shpejt nga objektivi fillestar. Vodafone do të eleminojë gjithë shkarkimet e karbonit që vijnë prej aktiviteteve të biznesit të saj, sidhe do të përdorëenergjinë e përftuar vetëm nga burimet e rinovueshme, brenda 2030-ës. Objektivi i kompanisë për të pakësuar shkarkimet e karbonit brenda 2030-ësështë miratuar gjithashtu nga nisma Objektiva të Bazuara në Shkencë, të cilat përputhen me nevojat për reduktim karboni, për të mbajtur nivelet e ngrohjes globale në1.5°C.
Ky i fundit, është objektivi më ambicioz i “Marrëveshjes së Parisit”.
Ky angazhim ështëpjesë e Qellimit të kompanisëVodafone për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë, duke u kujdesur për planetin tonë. Si pjesë e Vodafone Group, Vodafone Albania i është bashkuar gjithashtu nismës për të zvogëluar ndikimet në mjedis, duke ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e efikasitetit të energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, për të reduktuar mbetjet nga rrjeti, si dhe duke vendosur kritere të reja mjedisore në proçesin e përzgjedhjessë furnitorëve.
“Emergjenca klimatike është një garë, të cilën duhet ta fitojmë me patjetër. Jam i lumtur qëVodafone po luan një rol të rëndësishëm, si globalisht ashtu edhe lokalisht, për të promovuar dhe udhëhequr ndryshimet rrënjësore që nevojiten për të fituar këtë garë. Ne kemi teknologjinë në anën tonë. Ajo për të cilën kemi nevojëështë që gjithkush të japë kontributin e tij në këtë nismë globale,” tha Achilleas Kanaris, CEO i Vodafone Albania.
Vodafoneështë një ndër operatorët e parë të mëdhenj të telekomunikacionit që ka vendosur dhe integruar në strategjinë e saj,objektiva të bazuara në shkencë, që ecin sipas strategjisë më të fundit të zhvilluar për sektorin e informacionit, teknologjisë dhe komunikacionit përmes një bashkëpunimi midis ITU, GeSI, GSMA dhe nismës Objektiva të Bazuara në Shkencë. Kjo strategji përcakton trajektore specifike për reduktimin e emetimeve të karbonit, për kompanitë që operojnë me rrjetet e telekomunikacionit, rrjetet fikse dhe/ose qendrat e të dhënave, trajektore të cilat përputhen me shkencën që studion klimën. Vodafone ka realizuar gjithashtu objektivat e reduktimit absolut të vendosura nga nisma Objektiva të Bazuara në Shkencë.

SHKARKO APP