Pagat e trajnerëve në “Euro 2024”, Sylvinho është në vendin e …

Kur jemi pranë startit të “Euro 2024”, “Finance Futboll” ka bërë publike së fundmi, pagat e trajnerëve të të gjitha përfaqësueseve që do marrin në Euro 2024.

Numri një i pankinës së Shqipërisë, Sylvinho pozicionohet në vendin e 16-të, nga 24 trajnerë në total. Sylvinho udhëhoqi kuqezinjtë në kualifikuese, duke bërë të mundur që ekipi të presë biletën për në kompeticionin e më të mirëve të Europës, për herë të dytë në histori.

Në 3 më të paguarit janë Southgate i Anglisë, Nagelsmann i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Deschamp i Francës dhe Van Gaal i Holandës plotësojnë 5-shën e parë.

SHKARKO APP