Pagesat elektronike, Rama: S’ka komision për konsumatorët dhe as evazion nga bizneset
Projekti pilot për pagesat elektronike është prezantuar këtë të hënë ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se kjo mënyrë e të blerit ju jep avantazh konsumatorëve edhe bizneseve.
Në prezantimin e projektit ka marrë pjesë edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila ka thënë se pagesat elektronike do të jenë ndihmesë edhe për bizneset.
”Konsumatorëve ju jep avantazh. Kjo bën që të mos ketë evazion nga ana e bizneseve për TVSH, plus ka të mirën që s’ka komision, është më e lirë se përdorimi i kartës apo transaksionet që bëhen nëpërmjet bankës”,-tha Rama.
Më tej, kryeministri është shprehur se me planin e ri të BE-së, ka besim se brenda këtij viti do të ketë transferta nga BE në Shqipëri pa kosto ekstra.
”Me planin e ri të BE, besoj brenda këtij viti edhe transferta nga BE në Shqipëri nuk do të kenë koston ekstra që kanë tani dhe janë dhjetëra milionë Euro që kursehen për njerëzit”.