Home Editorial Paralajmërimi...

Paralajmërimi Nishani-Shehaj dhe 120 minutat Basha-Berisha, kokë me kokë në PD

187
0
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Sot votohet për kryetarin e ri të PD-së, ku pa asnjë dyshim do jetë Lulzim Basha. Ai fiton se ka tre kandidatë, jo pa integritet, por që nuk kanë mbështetje në bazën e partisë. Agron Shehaj në Tiranë do jetë në përqindje të madhe, por prapë nuk ka asnjë gjasë të fitojë. Ndërkohë gjatë procesit të votimit partiak ish-Presidenti Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, hodhi akuza shumë të rënda në drejtim të Lulzim Bashës, sa krahasimi me Edi Ramën e 25 prillit do të çojë pas fitores së Bashës sonte, në një dorëheqje të Nishanit. Me akuzën e sotme (dhe jo vetëm) Bujar Nishani nuk mund të hyjë më selinë blu, nëse elektorati voton ndjeshëm Lulzim Bashën. Por edhe kandidati rival Agron Shehaj ka postuar një status sot në Facebook me akuza të ashpra ndaj Lulzim Bashës për manipulim votash.

Po kështu sot Sali Berisha ka votuar duke iu përgjigjur gazetarëve se nuk ka ndryshuar mendim për tu rikthyer personalisht si kryetar i PD-së. E menjëherë, pas kësa deklarate, mësohet se Berisha ka shkuar në zyrën e Bashës në PD. Mbi 120 minuta ka qëndruar Berisha me Bashën kokë me kokë dhe asnjeri nuk e di se çfarë është biseduar mes të dyve.

Në logjikën e ngjarjeve në PD, ku zgjedhjet nuk i njohin Agron Sheja dhe Bujar Nishani (siç kanë paralajmëruar) si dhe kur Berisha si rrallëherë shkon në PD e qëndron mbi dy orë me Bashën, tregon se diçka po ndodh në atë parti politike, e cila do jetë në opozitë edhe për 4 vite të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit