Përfundon seanca ndaj Paplekajt për vrasjen e Xhuvanit, flasin 4 dëshmitarët e parë nga 59 të thirrur

Këtë të premte u mbyll seanca e gjykimit për Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2021.

Nga kohëzgjatja e dëshmive referuan vetëm 4 nga 59 dëshmitarë. Në gjyq i pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish-përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan. Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe Nuredin Kasmi.

Dëshmitarët i kanë qëndruar besnik dëshmive të para rreth ngjarjes. Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave apo dhe dy ish-zëvendës drejtorët e Policisë, që gjithashtu po gjykohen në këtë proces për shkak të mosveprimit të tyre edhe pse ishin në vendngjarje.

SHKARKO APP