0 ditë kohë, skema si policia e dëboi mësuesin turk Harun Çelik
Drejtoria e Emigracionit, ka urdhëruar dëbimin e menjëhershëm të mësuesit turk, Harun Çelik në drejtim të Turqisë duke mos i dhënë as edhe 24 orë kohë për të apeluar vendimin. Në dokument shkruhet: Afati për largimin nga territori o ditë! Sipas ”Abc News”, dokumenti është mjaft kontradiktor ndërkohë ç’ka konfirmon shkeljet e rënda të kryera nga shteti shqiptar. Në pikën e parë vendoset që ai të largohet brenda ditës, më poshtë shkruhet se ka të drejt ta apelojë vendimin sipas ligjeve në fuqi. Kjo tregon se policia shqiptare e ka patur me mjaft ngut nxjerrjen e tij nga Shqipëria duke mos i dhënë asnjë mundësi apelimi apo që vendimi të merret vesh nga media dhe opinioni publik.