1 vit luftë, BE-ja ka dëbuar 400 spiunë rusë

Në 1 vjetorin e luftës, Bashkimi Europian ka dëbuar deri më 400 spiunë rusë. “Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet e saj për të spiunuar fqinjët e saj evropianë”, tha Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

“Ne do të vazhdojmë të mirëpresim disidentët, gazetarët e pavarur dhe refugjatët që largohen nga regjimi i Putinit, por do të rrisim vigjilencën tonë në kufij. Ata dolën nga dera e përparme, por ne nuk duhet t’i lëmë të hyjnë nga dera e pasme”.

Johansson u kërkoi anëtarëve të miratojnë sa me shpejt rregullat e reja të migracionit në mbarë BE-në dhe për të ndihmuar ukrainasit që dëshironin të ktheheshin në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, dhe gati 5 milionë janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme të BE-së ose skema të ngjashme të mbrojtjes kombëtare në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?