10 ditë jashtë Kuvendit – Noka: Tahiri, Ministër çapaçul

Deputeti demokrat Flamur Noka thotë se përjashtimi i tij me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit u bë me urdhër politik.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Noka tha se përgjegjësi kryesor për degradimin e Kuvendit është kryeministri Rama.

Sipas tij, pikërisht nga arroganca e tij marrin zemër dhe Ministra çapaçulë si Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamur Noka: Përjashtimi sot u komunikua si një përjashtim me urdhër politik sepse sapo filloi seanca zoti Balla komunikoi që “ne kemi marrë vendim, grupi i PS, që do të përjshtohesh zoti. Noka”. Ata mund të duan të na përjashtojnë përgjithmonë, por nuk është fatmirësisht në dorën e tyre.Sa i përket degradimit të Parlamentit, personi i parë që ka bërë gjithçka, që ka investuar ghjithçka që të degradojë ai parlament, quhet Edi Rama. Degradimi i parlamentit është kur ti fut vrasës, përdhunes, trafikantë në parlament. Është shkatërrim i parlamentit.Shkatërrimi vazhdoj me tej kur Kryeministri në vend që të parashtrojë platforma apo programe apo të japë llogari në parlament për zbatimin e programit apo platformave të partisë tij dhe qeverisë së tij.Ka tre vjet, vazhdon dhe krahasohet me qeverisjen tonë, nuk është në gjenje të thotë asgjë dhe pastaj duke u ndodhur zbuluar, vazhdimisht fyen, shan opozitën. Ne nuk të pranojmë as këtë lloj gjuhe të poshtrimit, as nuk mund të njohim gjuhën e nënshtrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është kjo gjuha e duhur?

Noka: Është pak ndaj kësaj qeveri banditësh, kriminelësh, trafikantësh, me një Kryeministër mashtrues ordiner.Edhe veprimet duhet të shkallëzohen, PD për mua dihet ti përshkallëzojë të gjitha këto që po them unë.Nuk ka bashkëjetesë.Është vështirë të përceptoni se në çfarë gjenjde është sot ky shtet, varfëri gjithandej, skamje gjithandej, krim, drogë, avionë droge, pista droge, policia dhe Ministria e Brendshme të inkriminuar, i gjithë shteti i inkriminuar. Nuk po flasim për ndikim bandash, por banda të qeverisë, është më keq.Ka një arrogancë të frikshme.

Duke komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet e parakohshme në dy Bashki, Noka tha se Dibra u vuri vulën maskaradës zgjedhore të blerjes së votës.

Për zgjedhjet e ardhshme, Noka tha se PD do të insistojë për qeveri teknike, pasi me Ramën sipas tij nuk ka zgjedhje të lira.

Deputeti demokrat komentoi dhe largimin e Berishë nga Komisioni Hetimor për CEZ.

“Ti që rrihesh nuk mund të kesh përpara një njeri që të ka rrahur, je i ashpër në gjykim. Moralisht duhet të largohet për seancat që është Sali Berisha” tha Noka duke iu referuar kreut të Komisionit Hetimor për CEZ, Taulant Balla.

Përplasja me Tahirin tek “Siguria”, Noka: Ministër çapaçul

Noka: Karagjozllëk, a thua se ishte një kloun në një cirk, Ministri i Brendshëm 5 minuta me një zhargon të denjë për cirqe vazhdoi të tallej, ironizonte dhe poshtëronte Komisionin e Sigurisë dhe deputetët. Në rast se e majta ka deputetë në grup që pranojnë të nënshtrohen,  poshtërohen dhe të fyhen publikisht, opozita nuk mundtë pranojë. Jemi aty për të përcjellë zërin e qytetarëve. Ishin gjëra që u panë publikisht. Rasti i Tahirit duke ikur në mënyrë të tillë, duke u tallur, prisnim të diskutonim për buxhetin.Fatkeqësia është se nuk u ndëshkua ai që poshtëroi parlamentin, është precedent shumë i rrezikshëm, mospërfillja, arroganca dhe dhuna që i bën qeveria Kuvendit është kërcënim i rëndë për demokracinë. Legjislativi është mbi ekzekutivin. Ai u soll sikur ne ishim fajtor për gjendjen e rëndë të sigurisë në vend. mund ta shohë kush atë si Ministër? Unë jo, nuk mund ta duroj.I kam bërë disa herë ndërhyrje kryetarit të Komisionit, derisa pashë se kryetari i Komisionit ishte në një çanak me Ministrin, ishin ortakë të një horlliku që u servirej qytetarëve. Ju siguroj që pavarësisht zhargonit pak të rëndë, vazhdimisht 100 herë të përjashtohem, 100 herë të shkel aty, do shkoj deri aty sa nuk do ta lë të dalë, e ka detyrë të japë llogari aid he çdo qytetar.Kur shohin një Kryeministër arrogant me deputetët dhe legjislativin, edhe Ministrat, megjithëse çapaçul, mundohen të sillen arrogantë nën petkun e pushtetit. Kjo në demokraci është e papranueshme.

Humbja e opozitës në Dibër dhe Kolonjë

 Noka: Nuk ka pasur votëbesim të qytetarëve. Në Dibër votoi droga, bandat e drogës, klanet krimnale që kishte instaluar Edi Rama në Dibër, dhuna e pushtetit dhe votoi leku i shpërndarë pa masë. Aty ku hy leku nuk ka votë të lirë.Në qeverisjen e PD nuk ka bërë vaki kurrë që një qytetar i vetëm të jetë blerë me para apo forma të tjera nga psuhteti i PD, kurrë. Jemi rrëzuar nga pushteti në ’97 me armë dhe jemi kthyer në 2005 me votë.Dibra ishte maskaradë, por shihni Kolonjën. Një gjë e turpshme, megjithëse njihet si një zonë tradicionalisht e majtë kishin frikë dhe futen blerjen e votës.Këta nuk mund të konceptojnë proces zgjedhor pa blerë votën dhe pa hashash.

Tërheqja e PD nga Kolonja

Noka: Nuk është tërhequr, janë çështje ekuilibrash brenda koalicionit opozitar. PD është gati për të qeverisur, por votë të lirë me këtë qeveri bandash dhe banditësh nuk ka, zgjedhje të lira me Edi Ramën Kryeministër dhe me Saimir Tahirin Ministër i Brendshëm nuk ka në Shqipëri. Është e vërtetuar, është 2015 që e ka demostruar qartësisht, Dibra i vuri vulën dhe në një cep në fund është Kolonja në maskarandën zgjedhore nëpërmjet  blerjes dhe trafikut të drogës.

Do kërkoni qeveri teknike?

Noka: Padiskutim.Me Ramën Kryeministër, Saimir Tahirin Ministër dhe atë kupolë kriminale që ka policia e shtetit nuk mund të ketë proçes zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në këtë vend. Do bëjmë gjithçka që është e mundur dhe demokratike që kjo të ndodhë.

Çfarë do bëni nesër?

Noka: Kam shumë punë për të bërë, merrem me punë të partisë, jam njeri që marr shumë angazhime dhe eci.

Ikja e Berishës nga Komisioni Hetimor për CEZ

Noka: Balla ka dyfish konflikt interesi, e para është i dënuar për shpifje dhe ka vendim gjykate. E dyta, jeni dëshmitarë të një skenari në një aeroport të vendit fqinj ku është rrahur nga dhëndri dhe e bija kështu që absolutisht është në konflikt interesi.Ti që rrihesh nuk mund të kesh përpara një njeri që të ka rrahur, je i ashpër në gjykim. Moralisht duhet të largohet për seancat që është Sali Berisha.

Paralajmërimi i Ballës për Berishën

Noka: Berisha shkkoi në Komision, do shkojë prapë. Këta nuk dinjë të qeverisin dhe bëjnë teatër. Kiço Londo u ka bërë shumë keq këtyre dke u mësuar teatrin, se nuk dinë as teatër këta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?