100 piktura të Ramës ekspozohen në Gjermani (VIDEO)

 100 piktura të kryeministrit shqiptar Edi Rama ekspozohen prej të premtes në galerinë e artit “Kampl Gallery” në Munih të Gjermanisë, duke iu prezantuar kështu publikut gjerman me një tjetër dimension të tijin.

Në çelje të ekspozitës gjatë një diskutimi të hapur është prezantuar rrugëtimi paralel i një politikani dhe një artisti. Politika dhe shërimi i plagëve ekonomike dhe sociale përmes së bukurës që lanë shenjë fillimisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ishin një pjesë e interesit dhe pyetjeve të të ftuarve për kryeministrin.

“Në Tiranë ishte një moment shumë fantastik, sepse ishte gjithçka për t’u bërë nga e para. Situatat e vështira janë shumë interesante, sepse të krijojnë kushtet të bësh diferencë. Por nuk ishte një operacion artistik, ishte thjesht një operacion politik, po me ngjyra, jo me fjalë,” – e vlerësoi Kryeministri, atë periudhë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?