100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Yuri Kim prezanton logon e re: Gjithmonë krah për krah
100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, vjen edhe me një logo të re, e cila është prezantuar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një video-mesazhi, Kim ndër të tjera thotë se viti 2022 do ë shënojë një statcion të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, shprehet Kim.
Sipas Kim, logo ”100- Sëbashku krah për krah”, simbolizon miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar. Po ashtu ambasadorja shpjegon se numri 100 është i dizenjuar në atë mënyrë që simbolizon ”infinity-in”, shenjën e pafundësisë.