Tre ditët e Presidentit në promovimin e bukurive natyrore të Këlcyrës dhe Kolonjës

Presidenti Meta ka tre ditë në një tur në promovimin e bukurive të natyrës dhe traditave historike e patriotike në zonën e Këlcyrës dhe Kolonjës.

Me datë 30 prill Meta poston foton e mëposhtëme nga Këlcyra:

“Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!
Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme!”-shkroi Presidenti.

Më pas me datë 1 maj  promovoi Shelegurin ku shkroi status: Nga Sheleguri, ky vend i mrekullueshëm midis Leskovikut dhe Ersekës!”.

Nga Sheleguri dje shkoi te Piramida 17, pika kufitare me Greqinë. Në statusin e tij në facebook shkroi:
“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.
Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë”.

Ndërsa sot Ilir Meta bëri sensibilizimin për ruajtjen e pishave me foton dhe shënimin: “Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë”.

Në Kolonjën e njohur për traditat kulturore dhe patriotike, Presidenti ndaloi edhe te lapidari kushtuar luftës në Barmash. Me fotot ai ka postuar edhe statusin e mëposhtëm:

“Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve.
Sot ndalova në Barmash, ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.
Nderim përjetë banorëve të Leskovikut, Dangllisë, Panaritit, Vithkuqit e mbarë Kolonjës për rezistencën heroike të 6 korrikut 1943″.
Nga Barmashi Meta ka ndaluar në Bogovë ku dhjetëra të moshuar, gra, fëmijë e foshnja u masakruan barbarisht nga nazistët. Pas vizitës ai shkroi:

 

 

 

SHKARKO APP