Ora 0.30 e mesnatës dhe forca e policisë zvoglohen në numër. Taktikë për të ndëryrë më vonë?
Me mbërritjen e liderëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi para Teatrit Kombëtra, si dhe krejt opozitës, fadromat dhe forcat e policisë janë larguar.
Ora 00.30 e mesnatës dhe gazetari i “KOHA JONE”, Daniel Mucaku thotë se policia është zvogluar në numër, por kjo mund të jetë një taktikë e lojë e policisë që të ndërhyjnë në orët e para të mëngjezit. Por shton ai se ka qindra qytetarë përreth Teatrit.
Monika Kryemadhi ka deklaruar se si mbrëmë do të qëndrojë edhe sonte me artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit. Ndërkohë lideri i PD, Lulzim Basha bëri deklaratë të fortë për rrëzimin e Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

