14 Maji, kryeprokurori Çela kërkon masa të shtuara nga prokuroritë e rretheve

Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nxori një qarkore për prokuroritë e rretheve, ku kërkon marrjen e masave për gatishmëri për periudhën para dhe paszgjedhore.

Çela i kërkon drejtuesve të prokurorive dhe prokurorëve të trajtojnë më prioritet dhe në afate optimale çdo referim apo kallëzim për veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira.

Në rastet e kërkesave për masa sigurimi personal dhe për masat e dënimit, prokurorët duhet të bëjnë kujdes dhe të vlerësojnë ashpërsimin e kërkimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë më të përhapura dhe me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeprokurori udhëzon krijimin e një rubrike në faqen në web të Prokurorisë së Përgjithshme për të ftuar qytetarët të kallëzojnë shkeljet e ligjit në lidhje me procesin zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?