14 vjeçari vrasës mbante foto me armë në rrjetet sociale: “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja!”
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në ambientet e jashtme të një lokali. Viktima, me iniciale E. XH., nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë në spital.
Autori i dyshuar, me iniciale E. G., i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar por jo nga thika, kishte publikuar më herët në rrjetet sociale foto ku shfaqej me armë zjarri dhe cigare, të shoqëruara me mbishkrime kërcënuese. Në një prej tyre ai shkruante: “Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, ndërsa në një tjetër, ku mbante në dorë një pushkë, shkruante: “Mos më kërko, unë nuk vij”. Ai kishte gjithashtu një tatuazh me armë zjarri në dorë.
Sipas burimeve policore, dy të miturit nuk janë banorë të fshatit Pirg, por nga zona përreth, dhe dyshohet se kishin pasur konflikt më herët. Megjithatë, shkaqet e përplasjes fatale mbeten ende të paqarta.
Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ndodhi pasi të rinjtë u takuan për t’u “sqaruar”. Pas debatit verbal, situata degjeneroi në dhunë fizike, duke përfunduar tragjikisht.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të vrasjes.
KOHA JONË SONDAZH

