Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

15 kushtet e BE/Haxhinasto: Qeveria t’i trajtojë me seriozitet. Duhet angazhim gjithëpërfshirës

Politikë E hënë, 6 Korrik 2020 11:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një deklaratë për shtyp nga selia e LSI-së, ish-deputeti Edmond Haxhinasto foli për 15 kushtet e Europës për rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit, ku tha se qeveria ka përgjegjësi kryesore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”E vetmja mënyrë për t’i hequr ato nga axhenda mes nesh dhe BE është trajtimi i tyre me seriozitet dhe plotësimi sa më parë i tyre.  15 kushtet e Parlamentit Evropian janë vazhdim i detajuar më tej i atyre të Bundestagut gjerman. Tani, gjatë Presidencës Gjermane të BE, të filluar pak ditë më parë, nuk ka asnjë dyshim që interesi dhe përgjegjësia e Gjermanisë për ecurinë e zbatimit të këtyre kushteve do të jenë në nivelet maksimale, dhe për rrjedhim edhe vëmendja e tyre ndaj realizimit të këtyre kushteve”.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Nga ana tjetër, Haxhinasto tha se LSI dhe opozita ka shprehur në vazhdimësi nevojën për angazhim gjithëpërfshirës për gjithë politikën për interesin e integrimit në BE, detyrim i madh ndaj qytetarëve shqiptarë. ”Afrimi i mëtejshëm me BE është gjithashtu një faktor themelor për zbutjen e efekteve të jashtëzakonshme negative në ekonomi, të shkaktuara nga pandemia si dhe nga keq-qeverisja në përgjithësi”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Më 18 qershor, Parlamenti Evropian konfirmoi me Rezolutë se 15 kushtet e caktuara nga Këshilli Evropian duhen përmbushur nga Shqipëria, përpara thirrjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Faktin që këto janë KUSHTE, nuk e ndryshon dot as mohimi i tij nga mazhoranca, as besimi se me lobimin e fortë mund ta ndryshojmë qëndrimin e BE, në mënyrë të veçantë të disa shteteve kryesore, si Gjermani, Francë, Holandë, etj.

E vetmja mënyrë për t’i hequr ato nga axhenda mes nesh dhe BE është trajtimi i tyre me seriozitet dhe plotësimi sa më parë i tyre. 15 kushtet e Parlamentit Evropian janë vazhdim i detajuar më tej i atyre të Bundestagut gjerman. Tani, gjatë Presidencës Gjermane të BE, të filluar pak ditë më parë, nuk ka asnjë dyshim që interesi dhe përgjegjësia e Gjermanisë për ecurinë e zbatimit të këtyre kushteve do të jenë në nivelet maksimale, dhe për rrjedhim edhe vëmendja e tyre ndaj realizimit të këtyre kushteve.

Në fakt këto janë 15 kushte për të cilat mazhoranca ka përgjegjësinë kryesore: Përfundimi i reformës zgjedhore, dhe asaj në drejtësi; plotësimi i detyrimeve për funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë; ndëshkimi i tjetërsimit të votës; legjislacioni për median dhe pakicat, administrata publike dhe e drejta e pronës; si dhe ndalimi i azil-kërkuesve, janë përgjegjësi të lidhura drejtpërdrejtë me mazhorancën.

LSI dhe opozita ka shprehur në vazhdimësi nevojën për angazhim gjithëpërfshirës për gjithë politikën për interesin e integrimit në BE, detyrim i madh ndaj qytetarëve shqiptarë. Shembulli i qartë ishte realizimi i reformës zgjedhore, e cila duhet formalizuar sa më pare në legjislacion.  Afrimi i mëtejshëm me BE është gjithashtu një faktor themelor për zbutjen e efekteve të jashtëzakonshme negative në ekonomi, të shkaktuara nga pandemia si dhe nga keq-qeverisja në përgjithësi:  Klima e biznesit po përkeqësohet, niveli i jetesës po ulet për shumicën e shqiptarëve, borxhi dhe deficiti buxhetor po rriten.

Ndërsa integrimi evropian është për qytetarët shqiptarë mundësi për një jetë më të mirë, për një shtet të drejtë qe i krijon mundësi për të gjithë, për arsim cilësor dhe punësim, për një të ardhme me shpresë për të rinjtë këtu në vendin e tyre. Është koha që përgjegjësia dhe veprimi konkret të fokusohet tek të gjithë detyrimet e tjera ndaj BE. Përndryshe, ky do të jetë një dështim tjetër i dhimbshëm, një tjetër premtim madhor i pa mbajtur përpara shqiptarëve.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/551698758842287/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARDxq-GJHQeBku8yRcH-7ETvDIewY0qIDdK9p7nj3MflXpJwqq6P81PcnGarQ8RIZQNdj7AfeDmxWhOq

Etiketat e lidhura

15 kushtetEdmond Haxhinasto
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 5 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 14 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 23 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 31 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.