FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

17 ditë fushatë, Xhixho: LSI kujdeset për njerëzit, mban fjalën

Erisa Xhixho, kandidatja për deputete e LSI në Tiranë, ka folur për fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga 25 prilli.

“Ka rënie të besimit të qytetarëve te politika. Këtë vit votohet edhe individi dhe kjo i jep mundësi qytetarëve të votojnë jo thjesht një logo. Kjo ndikon edhe në rritjen e pjesëmarrjes, e cila besoj se do të jetë shumë e lartë më 25 prill. Qytetarët kërkojnë premtime të drejtpërdrejta që të rifitojnë besimin dhe kjo është një sfidë shumë e madhe për të nesërmen. Mendoja se kjo fushatë do të ishte një moment llogaridhënie nga qeveria për ato që kanë bërë apo jo, aq më tepër në këtë moment kritik që ndodhet vendi. Njerëzit kërkojnë një rimëkëmbje ekonomike, një shtet normal”.

Nga ana tjetër, kandidatja e LSI në Tiranë theksoi se 5 prioritetet e kësaj partie janë pritur mirë në Tiranë, ndërsa edhe lista e kandidatëve është dinjitoze jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?