17 parti për zgjedhjet e 18 qershorit

Deri dje partitë politike në vend, kishin afatin e fundit për të dorëzuar listat shumëermërore të kandidatëve për deputet, në zgjedhjet e 18 qershorit. Sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në një dalje të posacme për mediat, bënë me dije se zyrtarisht për zgjedhjet janë regjistruar 17 parti politike, të cilat kanë depozituar edhe listat shumemërore të kandidatëve për deputetë.

Në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se ka filluar verifikimi i dosjes së çdo kandidati.  KQZ thotë se miratimi ose refuzimit  i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.

Më tej Hoxhaj, shpjegoi se: “Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin  e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes”, theksoi përfaqësuesja e KQZ-së.

Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:

  1. Partia Komuniste e Shqipërisë
  2. Sfida për Shqipërinë
  3. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
  4. Partia Lista e Barabartë
  5. Partia Uniteti Kombëtar
  6. Aleanca Popullore për Drejtësi
  7. Partia Demokracia Sociale
  8. Partia Aleanca Demokratike
  9. Partia Kristian Demokrate
  10. Levizja Socialiste për Integrim
  11. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
  12. Partia për Drejtesi Integrim Unitet
  13. Partia Social Demokrate
  14. Partia Socialiste e Moderuar
  15. Partia Socialiste
  16. Fryma e re Demokratike
  17. Partia Aleanca Demokristiane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?