“18 qershori”/ Mitingu i parë i PS-së në sheshin Skënderbej

Partia Socialiste po zhvillon në sheshin “Skënderbej”, pas rikonstruksionit, mitingun e parë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Selia rozë ka menduar që të çelë fushatë, edhe pse jo zyrtarisht, përmes një takimi me të rinjtë e qarkut të Tiranës, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare.

Në këtë miting marrin pjesë kryeministri Edi Rama, koordinatori i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Një votë mund të ndryshojë familjen

Swiss Digital Mobile Reklama

veliaj
(Kryebashkiaku Erion Veliaj sot gjatë mitingut në sheshin Skënderbej)

“Një votë mund të ndryshojë familjen.

Vota që ne dhamë për PS-në ndryshoi çdo familje, pensoone më të larta, punë më të mira, për studentët u mbyllën kioskat universitare dhe notat për studentët vlejnë më shumë.

Jam rritur në një familje të thjeshtë, s’isha fëmija i askujt, sot jap kontribut për qytetin tim se i përkas PS-së. S’ka rëndësi nga vini, si e keni mbiemrin, familjen që përfaqësoni, rëndësi ka që jeni në familjen më të madhe sot në Shqipëri, në Partinë Socialiste.

Kemi ndryshuar Tiranën, sot ka shkolla të reja, çerdhe të reja, lagje të rikonstruktuara, qyteti ynë falë votës është zgjuar nga gjumi.

O do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim punën, o do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim PS-në për një fitore të jashtëzakonshme.

Një votë e ndryshon një familje, një lagje, një qytet, por një votë e ndryshon një komb dhe vota për PS ka fuqinë të vazhdojë ndryshimin e Shqipërisë”. 
/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?