2 aksidente në pak orë, 8 të plagosur. Njëri niset me helikopter drejt Tiranës

Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me aksidente. Përplasja e parë u shënua në aksin rrugor Burrel-Milot, në afërsi të fshatit Baz. 6 anëtarë të një familjeje nga Dibra kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej të plagosurëve është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur hetimet.

Aksidenti i dytë u shënua rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin G.A. Si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L.Ll, 27-vjeç dhe M.Gj, 29-vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP