20 orë brenda në magazinë/Tezja e 33-vjeçarit: Shteti të marrë masa, të gjendet djali
Kanë kaluar më shumë se 20 orë nga zjarri që përfshiu një magazinë në qendrën tregtare ”Casa Italia”, ku përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala që mbeti i bllokuar brenda magazinës, ende nuk është gjetur,
Familjarët e 33-vjeçarit kërkojnë nga shteti që të merren masat dhe të gjendet trupi i të riut. Tezja e të riut në një prononcim për mediat, tha se ai është përpjekur që të shpëtojë të tjerët dhe ka mbetur vetë brenda.
”Janë masa qesharake, ne kërkojnë nga shteti që të merren masat. Të hapen vatrat, ky ka qenë punëtorë në krye të detyrës. Është përpjekur që të shpëtojë të tjerët. Ai nuk ka vrarë njerëz. Asnjë informacion nuk më kanë dhënë. Nuk kemi asnjë lloj shprese, me bombla dy kg, ato nuk janë zjarrfikëse emergjence. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të gjendet djali, gjallë a vdekur”,-tha tezja e tij.