2019, Edi Rama i mori të gjitha

Nga Nikoll LESI

Edi Rama është një fenomen. Jo Rilindas, pasi as vetë nuk beson në të. As socialist nuk ndjehet, sepse i tall në gen. Ua mori PS-në në shtator 2005 dhe që prej asaj dite ia ka ndërruar palcën e shtyllës kurrizore, aqsa edhe Gramoz Ruçin, dikur “palca socialiste”, tashmë e kanë kthyer në rilindas të vertetë, ku e drejtojnë Agaçi, Fuga, Balla dhe Spiropali.

Edi Rama me pasion delirant mori krejt pushtetet. Në fillim përthithi grupet e biznesit që janë një mullar me grupet kriminale, që bëjnë ligjin. Mori parlamentin me ta, natyrisht qeverinë edhe me ata, mikloi dhe bleu median kryesore me leje ndërtimi, fshatra turistike, koncensione, PPP, etj.

Me ndihmën, me dashje apo padashje, të liderit të opozitës uzurpoi parlamentin, sepse ia lanë bosh fushën e betejës, ku “yjet” opozitarë tashmë janë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Kujtim Gjuzi.

Drejtësinë, pothuaj e ka marrë. Vettingun e kontrollon indirekt.

I ka mbetur vetëm presidenca, por ka hasur në Ilir Metën, aty. Aty sharrohesh si dikur gjermanët nga partizanët në betejat legjendare të vitëve të luftës.

Viti 2019 ishte viti i bollëkut për grupin e Edi Ramës.

Por kur ngarkohesh shumë i humbet të gjitha. Rëndohet stomaku dhe duart nuk mbajnë krejt “kungujt” (pushtetet) nën sqetull.

E megjithatë Edi Rama e ka një zgjidhje: në vitin 2020 të shkojë në zgjedhje. Nëse i fiton (ku gjasat janë 20 me 80 % negative për të) atëhere populli të mos bëzajë më.

As unë!

SHKARKO APP