Ben Blushi: LIBRA voton për të rinjtë
LIBRA VOTON PËR TË RINJTË
Zyrtarizimi si parti politike e Listës së Barabartë (LIBRA) pasohet me vendimin e parë të brendshëm më të rëndësishëm;
Zyrtarizimi i një forumi për të rinjtë LIBRA.
Do të jenë pikërisht vetë të rinjtë që do të votojnë fillimisht emrin e forumit të tyre, si edhe funksionimin e brendshëm të tij. Ky votim kryhet online, në faqen libra.al. Votimi online për të zgjedhur emrin e forumit të të rinjve LIBRA zgjat deri 20 dhjetor 2016. Shpallja e emrit do të bëhet, në aktivitetin që i përkushtohet të rinjve LIBRA në datën 20 dhjetor 2016 në orën 17:00 pranë Godinës Iliria, në Qytetin Studenti.
Ju ftojmë të jepni mendimin tuaj në http://libra.al/votimi-rinise-libra
KOHA JONË SONDAZH

