FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

21 vite nga sulmi terrorist, Meta: Shqipëria dhe SHBA, bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë

Ishte 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet terroruste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot nderohet kujtimi i paharruar i jetëve të pafajshme të humbura. Po ashtu në mesazhin e tij, Meta thekson se “Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona”.

Postimi i plotë

Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?