25 vite nga tragjedia e Otrantos, Presidenti Meta: Eksodi po vijon me ritme alarmuese (VIDEO)

Në 25 vjetorin e tragjedisë së Otrantos, Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar jetët e humbura në përpjekjet për të gjetur një të ardhme larg Shqipërisë. Kreu i shtetit, thekson edhe se eksodi i shqiptarëve po vijon me ritme alarmuese. ”Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe”,-është thirrja që bën përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta.

Postimi i plotë

Në 25-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos, përkujtojmë me dhembje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.

Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe!

SHKARKO APP